Adam Abu-bashal
16 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Së paku 15 persona e kanë humbur jetën gjatë sulmeve të armatosura në rajonin e dy provincave në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Simon Ubah Ogaba, zëdhënësi i policisë në Plateau, konfirmoi se në këtë rajon humbën jetën nëntë persona.
Ai theksoi se janë plagosur një numër i madh i personave ndërsa u dogjën më shumë se 20 shtëpi.
Një sulm tjetër i kryer në provincë të Nigerisë ku persona të armatosur në motoçikleta vranë gjashtë, ndërsa plagosën pesë të tjerë.
Përdorimi i motoçikletave në disa provinca është e ndaluar, meqë personat e armatosur në motoçikleta para do kohe kryen sulme në vend.