Mustafa Keleş
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
NEW YORK (AA) – Si pasojë e një sulmi të armatosur në depon e një kompanie transporti mallrash në Kaliforni të SHBA-ve, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë përfshirë edhe sulmuesin mbetën të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale duke u bazuar në informacionet e zv/shefit të policisë së San Francisco-s, Mikail Ali, raportuan se mëngjesin e 14 qershorit, rreth orës 9 sipas kohës lokale, një person ka gjuajtur me armë ndaj personave që ishin në depon katër katëshe të UPS-së në rajonin "Potrero Hill" të San Francisco-s.
Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se në Spitalin e Përgjithshëm të San Francisco-s janë transferuar më shumë se një person, por nuk japin detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Policia njoftoi se janë duke vazhduar kontrollet në ndërtesën ku ndodhi sulmi dhe njëkohësisht paralajmërojnë banorët që të mos t'i afrohen ndërtesës.