Dandy Koswaraputra
13 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Një sulm i dyshuar vetëvrasës me bombë në një stacion policor në qytetin indonezian Medan në Sumatran Veriore të Indonezisë ka lënë të paktën një të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral brigade Dedi Prasetyo, kreu i Byrosë së Informacionit Publik të Policisë, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 8:45 të mëngjesit sipas orës lokale.
"Hetimi po kryhet në vendin e incidentit nga Detashment 88 dhe Policia Rajonale Sumatra e Veriut, ndërsa ne jemi në pritje të rezultateve", tha Prasetyo.
Sipas Prasetyo, sulmi ndoshta ishte një sulm vetëvrasës, por policia ende është duke hetuar incidentin.
Autori i krimit vdiq në sulm.