Yusuf Hatip
27 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
ISLAMABAD (AA) - Mësohet se në sulmin të cilën është kryer në një park argëtimi në kryeqytetin e krahinës Penxhab të Pakistanit, Lahor, kanë humbur jetën të paktën 63 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet e Kryeministrisë në krahinën Penxhab, theksojnë se në sulmin me bombë në parkun e argëtimit me emër "Gylshen Ikbal", kanë humbur jetën të paktën 63 persona, ndërsa janë plagosur 300 të tjerë.
Në mediat lokale gjithashtu raportohet se në vendin ku ka ndodhur sulmi po qëndronin një grup të krishterësh të cilët ishin duke kremtuar festën e Pashkëve.