Amina Zorniç
27 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
TOKIO (AA) – Qindra japonezë kanë dalë në komunikacionin kryesor urban të Tokios duke protestuar kundër racizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shumica mbanin pankarte me mbishkrime “Tokio është kundër racizmit”, “Racistë, shkoni në shtëpi”, “Refugjatë, mirësevini”…
Disa herë ka ndërhyrë policia kur demonstruesit tentuan të bllokojnë kalimin e automjeteve duke u shtrirë në rrugën e lagjes Shin-Ogikubo.