İdris Okuducu
22 dhjetor 2016•Përditësim: 22 dhjetor 2016
MOSUL (AA) – Gjatë sulmit vetëvrasës të pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH në Kokjeli, në lindje të Mosulit, kanë humbur jetën edhe dhjetë persona, ku si pasojë numri i personave të vdekur është rritur në 11, raporton Anadolu Agency (AA).
Koloneli i policisë në Ninova, Tahsin el-Juburi për AA deklaroi se në sulmin vetëvrasës janë plagosur 44 persona.
Sulmi është kryer në afërsi të tregut dhe qendrës të forcave të sigurisë në Kokjeli i cili para thuajse dy muajve u çlirua nga pjesëtarët e DEASH-it. Sipas tij të gjithë të vdekurit janë civilë, ndërsa mes të plagosurve gjenden edhe nëntë ushtarë irakiane dhe pjesëtarë të forcave tjera të sigurisë.
Ky sulm vetëvrasës është sulmi i parë ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në territorin e çliruar të Mosulit lindor.
Pjesëtarët e ushtrisë irakiane në Kokjeli, që ndodhet në hyrjen lindore të Mosulit, e çliruan nga DEASH-i më 1 nëntor.