Bota

Sulmet e Izraelit në Gaza protestohen në Marok

Qindra njerëz morën pjesë në protestën e mbajtur në qytetin e Kazablankës me thirrjen e organizatave joqeveritare

Khalid Mejdoup, Ali Semerci  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Sulmet e Izraelit në Gaza protestohen në Marok

Rabat

Në Marok u protestuan sulmet dhe krimet që Izraeli kryen ndaj Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Qindra njerëz morën pjesë në protestën e mbajtur në qytetin e Kazablankës me thirrjen e organizatave joqeveritare.

Protestuesit u mblodhën para Xhamisë së Madhe me flamuj palestinezë dhe marshuan nëpër disa rrugë të qytetit duke brohoritur me parullat "Mos hiq dorë nga Gaza".

Në demonstratë protestuesit kërkuan të ushtrohet presion mbi administratën amerikane dhe vendet perëndimore për të ndaluar mbështetjen e tyre për Izraelin.

Protestuesit brohoritën disa slogane, ndërsa mbajtën edhe pankarta me mbishkrimet "Populli maroken dënon krimet sioniste në Gaza, Jabalia, Jenin, Khan Younis dhe Tulkarm" dhe "Ndaloni gjenocidin kundër popullit palestinez".

Në deklaratën e bërë dje nga ministria palestineze e shëndetësisë u njoftua se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.409 palestinezë, përfshirë të paktën 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa janë plagosur 99.153 të tjerë.

Ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın