Şerife Çetin
30 Maj 2018•Përditësim: 30 Maj 2018
BRUKSEL (AA) - Zëdhënësi i Prokurorisë Federale të Belgjikës, Eric Van Der Sypt, sulmin e djeshëm të armatosur në qytetin Liege ku u vranë 3 persona, prej të cilëve 2 policë, e përshkroi si "sulm terrorist", raporton Anadolu Agency (AA).
Sypt në konferencën për media në Bruksel deklaroi se sulmuesi është Benjamin Herman, shtetas belg i lindur në vitin 1987.
Ai tregoi se Herman është liruar në një kohëzgjatje prej 24 orësh nga burgu Marche-en-Famenne ku ishte i burgosur dhe se sulmin e ka kryer gjatë kësaj periudhe.
Zëdhënësi tha se po hetohen edhe pretendimet se sulmuesi në vitet 2016-2017 ka qenë në kontakt me "persona me ide radikale".
Ka vrarë dhe një person tjetër
Sypt gjithashtu bëri të ditur sulmuesi i cili ndodhej në burg për shitje të drogës, vjedhje dhe sulme, ka vrarë një person tjetër mbrëmjen kur është liruar nga burgu. Ai tha se për këtë rast do të hapet një hetim tjetër.
"Të gjitha të dhënat tregojnë se sulmi është një sulm terrorist", tha Sypt. Ai shtoi se vazhdon hetimi për atë nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Në sulmin e djeshëm të armatosur në qendrën e qytetit Liege të Belgjikës një sulmues hapi zjarr ndaj dy policëve, ku mbetën të vrarë policët dhe një civil.