Rauf Maltaş
30 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
SHANLIURFA (AA) - Si pasojë e një sulmi terrorist ndaj një ekipi policie në Ejjubije të qytetit Shanliurfa të Turqisë, 3 efektivë policie kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ka ndodhur rreth orës 15:30 sipas orës lokale, ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta të qytetit.
Pas ngjarjes një numër i madh forcash policie janë dërguar në zonë, ndërkohë forcat speciale kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve.