Riyaz Khaliq Khaliq
16 dhjetor 2024•Përditësim: 16 dhjetor 2024
Grupi i parë i tankeve Abrams të prodhuar në SHBA iu dorëzua ushtrisë tajvaneze, transmeton Anadolu.
Tanket M1A2T, një variant i tankut M1 Abrams, arritën në Portin e Taipeit dje, ndërsa dorëzimi për ushtrinë tajvaneze filloi më herët gjatë ditës.
Tajvani ka blerë 108 tanke të tilla dhe pajisje të ngjashme nga SHBA, që i ka shitur armë Tajvanit me vlerë miliarda dollarë, përkundër kundërshtimit nga Kina.
Shitja u miratua në vitin 2019 dhe dorëzimi është planifikuar të përfundojë në vitin 2026. Tajvani ka blerë tanke për herë të fundit nga SHBA në vitin 1994.
Tanket M1A2T, të pajisura me municion 120-milimetërsh, u dorëzuan në qendrën e trajnimit të Komandës së Trajnimit të Forcave të Blinduara të Armatës.
"Kanë mbërritur forca të blinduara të rënda! Jeni të mirëseardhur të na bashkoheni!" tha ministria në X, duke ndarë fotot e tankeve.