Hakan Çopur
18 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
NEW YORK (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është takuar në New York të SHBA-ve me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, ku njoftohet se për operacionet ushtarake në Siri kanë diskutuar edhe një herë çështjen e rajoneve jokonfliktuale mes SHBA-ve dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin Tillerson-Lavrov.
Duke vënë në dukje se dy zyrtarët ndodhen në New York për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nauert është shprehur se "Dy ministrat kanë diskutuar edhe njëherë çështjet e nevojshme për operacionet ushtarake në Siri, uljen e dhunës dhe formimin e kushteve për përparimin e procesit të Gjenevës në kuadër të vendimit 2254 të KS-OKB-së."
Liderët e shumë vendeve që janë mbledhur në New York për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pritet që të diskutojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet në Siri dhe Lindjen e Mesme. Në takime Rusia përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Lavrov.