Betül Yürük
18 Shtator 2017•Përditësim: 19 Shtator 2017
NEW YORK (AA) - Karaibet janë duke u përgatitur për goditje të një stuhie të re, ndërsa ende nuk ka kaluar ankthin e pasojave të uraganit shkatërrues Irma, që kohët e fundit goditi ishujt e Atlantikut, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane e uraganeve tha se stuhia tropikale Maria është rritur në stuhi të kategorisë së parë.
Stuhia e re përbën një kërcënim të madh për Karaibet, dhe pritet të godasë rajonin me një shpejtësi prej 120 kilometrash në orë.
Sipas qendrës, uragani Maria, i shoqëruar nga erërat e stuhishme dhe reshjet, sot pritet të godas Ishujt Leeward, ndërsa janë lëshuar paralajmërime edhe për ishujt Martinique, Guadeloupe, Dominica, St. Kitts, Nevis dhe Montserrat.
Kohët e fundit, uragani Irma goditi Karaibet dhe shtetet amerikane të Floridës, Karolinës së Jugut dhe Xhorxhias. Në SHBA, të paktën 18 persona humbën jetën, kurse 37 në Karaibe. Në Florida u evakuuan 6.5 milion njerëz, që është evakuimi më i madh në historinë e SHBA-ve.