İlker Girit
21 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
JARABULUS (AA) – Një komandant i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) që gëzon mbështetjen e Turqisë deklaroi të premten se pas çlirimit të Jarabulusit nga DEASH-i numri i luftëtarëve të saj është trefishuar duke arritur në shifrat prej 3000 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i brigadës “Sultan Muradi”, Muhammed Sihli, deklaroi për AA se sirianët të cilët jetojnë jashtë shtetit janë kthyer në vendlindje ku i janë bashkuar ULS-së.
Qyteti në veri të Sirisë u rimor nga DAESH-i pas një ofensive të cilën Turqia e përkrahu ushtarakisht.