Michael Hernandez
16 Maj 2017•Përditësim: 16 Maj 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka mbrojtur të martën vendimin për të ndarë informacione të natyrës së inteligjencës me Rusinë, vetëm pak orë pasi pala tjetër kategorikisht mohoi këto pretendime, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në cilësi të presidentit desha të ndaj me Rusinë, për çka kam të drejtë absolute, të dhëna që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe sigurinë e fluturimeve”, shkroi Trump në një sërë shkrimesh në Twitter.