Michael Gabriel Hernandez
08 janar 2021•Përditësim: 09 janar 2021
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi sot se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke thyer një traditë të kahershme që shumë e shohin si një shenjë dalluese e transferimit paqësor të pushtetit të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurimin më 20 janar", shkroi Trump në Twitter.
Njoftimi shënon ndërprerjen më të fundit të traditave nga ana e Trump-it, por është ndoshta një nga më të theksuarat pasi presidentët në largim kanë marrë pjesë vazhdimisht në inaugurimin e pasardhësit të tyre.