Elena Teslova
08 janar 2021•Përditësim: 10 janar 2021
Ministria e Urgjencës së Rusisë ka bërë të ditur se 3 persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos sot në një aksident ajror 63 kilometra larg qytetit Shën Petersburg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se rrëzimi u shkaktua nga një përplasje me një avion tjetër "Cessna" me motor të lehtë në Leningrad, duke shtuar se avioni i dytë ateroi me dëmtime të lehta.
Nga ministria bëjnë të ditur se avionët po kryenin fluturime stërvitore.