Aliia Raimbekova
21 Gusht 2023•Përditësim: 22 Gusht 2023
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, njoftoi se javën e kaluar u çliruan edhe 3 kilometra të tjera sipërfaqe pranë Bakhmutit, transmeton Anadolu.
Në postimin e publikuar në llogarinë e mediave sociale të Qendrës së Shtypit Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshihej deklarata e Maliar për "suksesin e ushtrisë ukrainase në drejtim të Bahmutit".
Duke deklaruar se ushtria ukrainase vazhdon të përparojë në krahun jugor të qytetit të Bakhmut-it, Maliar tha: "Javën e fundit u çliruan edhe 3 kilometra katrorë sipërfaqe. Mund të flasim për një sipërfaqe prej gjithsej 43 kilometrash katrorë që është çliruar rreth Bakhmutit”.
Zëvendësministrja Maliar njoftoi javën e kaluar se forcat ukrainase kishin çliruar 3 kilometra katrorë sipërfaqe në Bakhmut, duke e çuar kështu sipërfaqen totale të rikuperuar në 40 kilometra katrorë.