Nazir Aliyev Tayfur
05 Prill 2022•Përditësim: 05 Prill 2022
Kryekëshilltari i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, Oleksiy Arestovych, deklaroi se kanë dëmtuar fregatën e ruse "Admiral Essen", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në një konferencë të përditshme, Arestovych theksoi se falë guximit dhe përvojës së Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë dëmtuar fregatën e flotës ruse "Admiral Essen".
"Admiral Essen" e cila i përket flotës ruse në Detin e Zi, ka tërhequr vëmendjen me raketat "Kalibr" që ka lëshuar gjatë operacioneve ushtarake në Siri.