Dmitri Chirciu
26 Shkurt 2022•Përditësim: 26 Shkurt 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se janë rrëzuar një helikopter dhe 3 avionë të forcave ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria në Facebook e Shtabit thuhet se Ushtria e Ukrainës ka rrëzuar një helikopter, dy avionë luftarakë Su-25 dhe një avion transportues İl-76 të cilët i përkasin Rusisë.
Trupat ruse u përpoqën të zbarkojnë me parashuta në qytetin Vasilkov në rajonin e Kievit thuhet në deklaratën në cilën theksohet se nëpër rrugët e kryeqytetit Kiev vazhdojnë luftimet.