Handan Kazancı
20 Mars 2021•Përditësim: 21 Mars 2021
Ukraina vendosi sanksione kundër ish-presidentit Viktor Yanukovich dhe ish-zyrtarëve të nivelit të lartë të premten, sipas Shërbimit të Sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sanksionet ekonomike u propozuan nga Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare për Yanukovich-in dhe zyrtarë të tjerë, duke përfshirë ish-kryeministrin Mykola Azarov, ish-ministrin e Mbrojtjes Pavlo Lebedev dhe ish-ministrin e Arsimit Dmytro Tabachnyk, të cilët ishin në listën e sanksioneve.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare konfirmoi sanksionet.
Në vitin 2019, një gjykatë ukrainase dënoi Yanukovich-in me 13 vjet për tradhti.
Gjykata e qarkut Obolonsky në kryeqytetin Kiev e shpalli Yanukovich-in fajtor për tradhti për ftesën e trupave ruse në territorin ukrainas dhe për bashkëpunim në luftë.
Prokurorët kërkuan dënim 15-vjeçar për ish-presidentin. Yanukovich iku në Rusi në vitin 2014 pas protestave masive.