Dilan Pamuk
20 Mars 2021•Përditësim: 22 Mars 2021
Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite vizitoi bazën ajrore në ishullin grek të Kretës të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fayyadh Al-Ruwaili vizitoi bazën ajrore Suda në ishull në kuadër të stërvitjes së përbashkët ushtarake të quajtur "Falcon Eye-1", sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm grek.
Gjatë bisedimeve dypalëshe, Ruwaili dhe homologu i tij grek, Konstantinos Floros, diskutuan zhvillimet gjeopolitike, përdorimin e ndërsjellë të objekteve të trajnimit nga forcat e armatosura dhe kryerjen e stërvitjeve shumëkombëshe me vendet në rajon, thuhet në deklaratë.
Po ashtu theksohet se bisedimet do të vazhdojnë me një vizitë zyrtare nga Floros në Arabinë Saudite në periudhën e ardhshme.
Shtabi i Përgjithshëm grek njoftoi më parë arritjen e gjashtë aeroplanëve ushtarakë F-15 C dhe personelin e saj në bazën ajrore Suda më 13 mars si pjesë e stërvitjes së përbashkët.