Bahtiyar Abdülkerimov
31 maj 2022•Përditësim: 31 maj 2022
Dy ushtarë të tjerë rusë në Ukrainë janë dënuar me burgim për krime lufte dhe vrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e zonës Kotolevskiy në qytetin Poltova të Ukrainës dënoi me nga 11 vite e 6 muaj burgim ushtarët rusë Aleksandr Bobikin dhe Aleksandr Ivanov me akuzën për krime lufte dhe vrasje.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se krimet e të akuzuarve janë vërtetuar plotësisht dhe se pendimi i sinqertë i të akuzuarve për krimin e kryer dhe ndihmën ndaj procesit të hetimit është marrë në konsideratë në dhënien e dënimit.
Në gjykimin që filloi më 26 maj, prokurori kërkoi që ndaj 2 ushtarëve rusë të jepej dënimi me nga 12 vite burg.
Të akuzuarit më 24 shkurt nga rajoni Belgorod i Rusisë kanë bombarduar rajonin Kharkiv të Ukrainës me sistem multiraketahedhës dhe më pas u kapën rob nga ushtria ukrainase e cila i zbrapsi ata në Kharkiv ku kishin hyrë me ushtrinë ruse.
Vadim Shishimarin, ushtari i parë rus që u gjykua më parë nga një gjykatë ukrainase, u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe vrasje.