Ekip
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
KIEV (AA) - Të paktën tre ushtarë ukrainas janë vrarë në 24 orët e fundit në përleshjet me rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, thuhet në njoftimin e Presidencës së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i presidentit ukrainas përgjegjës për lindjen e vendit, Olexander Motuzyanuk tha se dy ushtarë u vranë në përleshjet në zonën veriore të konfliktit, ndërsa një pjesëtar i forcave ukrainase është vrarë në një sulm me artileri në jug. Një person llogaritet i zhdukur dhe 15 të plagosur.
Forcat proqeveritare ukrainase dhe rebelët pro-rusë muajin e kaluar u dakorduan për vazhdimin e armëpushimit në lindje të vendit deri më 1 shtator, kur fillon viti shkollor në Ukrainë.