Davit Kachkachishvili
16 Gusht 2022•Përditësim: 17 Gusht 2022
Raketat e lëshuara nga forcat ruse goditën qytetet Kramatorsk dhe Slavyansk, afër frontit të Donbasit, ku vazhdojnë përleshjet intensive në rajonin Donetsk të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qytetet Kramatorsk dhe Slavyansk, që gjenden në frontin e Donbasit, ku përplasjet më të dhunshme prej muajsh po zhvillohen në Ukrainë, u goditën në orët e para të mëngjesit nga forcat ruse.

Si pasojë e shpërthimit të raketave që goditën qytetet, disa shtëpi u bënë të pabanueshme dhe u dëmtuan rëndë disa ndërtesa të tjera.
Zyrtarët e sigurisë thanë se nuk kishte viktima apo të lënduar në Kramatorsk dhe Slavyansk si rezultat i shpërthimeve të dhunshme të mëngjesit të sotëm, megjithëse kishte njerëz në disa shtëpi.

"Nuk kemi ku të qëndrojmë"
Në një lagje të Kramatorskut, disa shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe u bënë të pabanueshme pasi ra një raketë në një rrugë ku ndodheshin shumica e shtëpive.
33-vjeçari Sergey Ukraynets, i cili ishte në shtëpi me nënën dhe vëllain e tij gjatë sulmit, tha se rreth orës 02:00 një raketë ra në kopshtin ku ndodhen shtëpitë.

Duke u shprehur se ka ndodhur vetëm një shpërthim, Ukraynets tha: "Nodhi një shpërthim. Nëna ime, vëllai dhe unë ishim në shtëpi. Askush nuk u lëndua".
Ukraynets deklaroi se si pasojë e sulmit, shtëpitë u bënë të pabanueshme dhe u shkatërrua plotësisht infrastruktura përreth shtëpisë.
Duke theksuar se po përpiqen të mbledhin sendet që kanë mbetur të paprekura në shtëpi, Ukraynets tha: "Ne do të përpiqemi të rimarrim veten njëherë e më pas të gjejmë zgjidhje".

Nga ana tjetër, zjarrfikësit në Krtamatorsk dhe Slvayansk vazhdojnë të shuajnë zjarret e shkaktuara nga sulmet.
Autoritetet bashkiake po përgatisin një raport vlerësimi të dëmeve me pronarët e shtëpive të dëmtuara nga shpërthimi.
Ndërkaq mësohet se mëngjesin e sotëm janë kryer dy sulme në Kramatorskut dhe Slavyansk.