Ruslan Rehimov
16 Nëntor 2021•Përditësim: 16 Nëntor 2021
Ushtarët e Armenisë kanë hapur zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të Kalbajar, Gedebey, Tovuz dhe Agstafa në kufirin mes dy vendeve, njoftoi ministria azerbajxhanase e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit në disa vendbanime në Kalbajar, Gedebey, Tovuz dhe Agstafa ishin cak i sulmeve intensive nga pasditja e 15 nëntorit deri në mëngjes 16 nëntor.
Më tej thuhet se trupat e Azerbajxhanit u kundërpërgjigjën për të parandaluar provokimin e ushtrisë armene dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.