Handan Kazancı
15 Mars 2021•Përditësim: 15 Mars 2021
Ushtria e Azerbajxhanit filloi stërvitje masive katërditore kundër terrorizmit, theksoi Ministria e Mbrojtjes e këtij vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi zyrtar, stërvitjet ushtarake janë duke u zhvilluar në një zonë malore dhe përfshijnë 10 mijë trupa.
Gjithsej 100 tanke, deri në 200 raketa, si dhe 30 avionë dhe dronë janë duke u përdorur në stërvitje, të cilat synojnë të trajnojnë trupat për të luftuar grupet terroriste dhe për të kryer operacione antiterroriste.
Stërvitja do të zgjasë deri më 18 mars.
Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani çliroi disa qytete strategjike dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi i Armenisë gjatë luftës gjashtë javore të Malësisë së Karabakut.
Para fitores, rreth 20 për qind të territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për gati tre dekada.