Ruslan Rehimov
18 Maj 2021•Përditësim: 19 Maj 2021
Në stërvitjen e ushtrisë së Azerbajxhanit janë përdorur edhe dronët Bayraktar SIHA prodhim të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pamjet e postuara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, paraqiten dalja nga hangari dhe ngritja në fluturim e dronëve Bayraktar SIHA.
Dronët SIHA (dronë me armatim) kanë kryer detyrat e tyre të simuluara për përcaktimin e objektivave të armikut dhe transferimin e tyre në pikat e kontrollit.
Stërvitja që ushtria e Azerbajxhanit filloi dje me pjesëmarrjen 15 mijë ushtarëve do të vazhdojë deri më 20 maj.