Ömer Koparan,Ethem Emre Özcan
22 Nëntor 2022•Përditësim: 22 Nëntor 2022
Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) zhvilloi një stërvitje ushtarake në rajonin Afrin në veri të Sirisë, me pjesëmarrjen e rreth 1.000 anëtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stërvitja u mbajt me pjesëmarrjen e rreth 1.000 anëtarëve që i përkasin Divizionit Suleiman Shah, një nga komponentët e Ushtrisë Kombëtare Siriane.
Në stërvitjen e zhvilluar në rajonin Afrin të pastruar nga organizata terroriste PKK/YPG me operacionin "Dega e Ullirit", objektivat e përcaktuar u shkatërruan me plumba të vërtetë.
Gjatë stërvitjes u përdorën mortaja, raketahedhës, raketa me udhëzues nxehtësie dhe plumba kundërajror dhe nga elementët e SNA-së u vendosën në objektiv pozicionet e organizatës të përgatitur në mënyrë simuluese.