Emre Gürkan Abay
22 Nëntor 2018•Përditësim: 22 Nëntor 2018
MOSKË (AA) - Shefi i Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), Igor Korobov, ka vdekur në moshën 63 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thuhet se Korobov ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje serioze një kohë të gjatë.
Korobov u emërua në krye të inteligjencës ushtarake në janar të vitit 2017 nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.