Ekip
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
GUWAHATI (AA) – Vrasja e fundit e dy gazetarëve në Indi ka ngjallur reagime të ashpra anembanë vendit, ndërkohë që organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” shprehet se India është shndërruar në vendin më të rrezikshëm në Azi për gazetarët, para Pakistanit dhe Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të premten në qarkun Siwan të shtetit Bihar u vra gazetari Rajdeo Ranjan, që pas kishte një përvojë 20 vjeçare, njëkohësisht shef i të përditshmes “Hindustan". Kanali televiziv NDTV raportoi se sulmuesit akoma të paidentifikuar kishin qëlluar pesë herë mbi Ranjanin, i cili kishte mbetur i vdekur në vend ngjarje.
Një ditë më herët në mënyrë të ngjashme nga një person i paidentifikuar u vra gazetari Akhilesh Pratap Singh, 35 vjeç, që kishte punuar në një televizion lokal të lajmeve. Vrasja ndodhi në shtetin Jharkhand.