Sinan Doğan
08 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Të paktën 4 persona janë vrarë dhe 2 të tjerë janë arrestuar në një operacion të ndërmarrë kundër personave të cilët pretendohet se dyshohen për organizimin e atentatit ndaj presidentit të Haitit, Jovenel Moise, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, forcat e sigurisë të Haitit filluan një operacion të gjerë në mbarë vendin me qëllimin për të kapur atentatorët që vranë Moise.
Zyrtarët kanë njoftuar se policia në operacionin e saj ndaj të dyshuarve ka neutralizuar 4 persona të armatosur dhe ka arrestuar 2 të tjerë.
Kryeministri i Haitit, Claude Joseph tha se atentatorët janë ushtarë të huaj mercenarë dhe se flisnin gjuhën angleze dhe spanjolle.
Në anën tjetër sipas një inspektimi të bërë, ndahet informacioni se presidenti Moise gjatë sulmit është qëlluar me 12 plumba.
Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise humbi jetën në një sulm të ndërmarrë nga një grup personash të armatosur në shtëpinë e tij, ndërsa në këtë sulm u plagos edhe bashkëshortja e tij.
Pasi Moise humbi jetën nga një atentat i kryer në shtëpinë e tij, thuhet se kryeministri i përkohshëm Claude Joseph shpalli gjendje emergjente në vend.