Nazir Aliyev Tayfur
03 Qershor 2022•Përditësim: 05 Qershor 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, theksoi se fitorja në luftën që filloi me sulmin e Rusisë ndaj vendit të tij do të jetë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e 100-të të luftës Ukrainë-Rusi, Zelenskyy mori pas vetes ekipin e tij të ngushtë të punës dhe bëri një vlerësim në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
"Këtu është kryetari i Partisë Shërbyesi i Popullit të Ukrainës, David Arakhamia, zëdhënësi i i Zyrës së Presidencës, Andrey Ermak, Këshilltari i Zyrës së Presidencës Mihail Podolyak, presidenti është këtu", tha Zelenskyy duke shtuar se:
"Ekipi ynë është më i madh. Këtu janë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit tanë, njerëzit e vendit tonë janë këtu. Tashmë 100 ditë e mbrojmë Ukrainës. Fitorja është e jona".