Furkan Güldemir
31 Tetor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
BEJRUT (AA) - Gjenerali Mishel Avn zgjidhet presidenti i 13-të i Libanit duke marrë 83 vota në raundin e dytë të seancës së 46-të të mbajtur për zgjedhjen e kreut të shtetit në Parlamentin e Libanit, raporton Anadolu Agemcy (AA).
Mishel Van vjen nga Lëvizja e Lirë Patriotike, ndërsa posti i presidentit qëndronte bosh që prej një viti e gjysmë. Gjithashtu 81 vjeçari Avn do të mbajë edhe titullin si presidenti më i moshuar në këtë post dhe që do të qëndrojë në këtë detyrë për një mandat 6 vjeçar.
Në mesin e deputetëve të cilët kanë mbërritur në parlament në orët e para të mëngjesit për seancën e 46-të ishin të pranishëm edhe kryeministri Temmam Selam, anëtarët e kabinetit, ish kryeministri Saad Hariri, lideri i Druze-ve, Velid Xhanbolat, grupi Hizbullah, lideri i Marada kandidati për president Sulejman Franci dhe lideri i Partisë Ketaib, Sami Xhemayel.
Në votimin e raundit të parë ku ishin të pranishëm 127 deputetë nuk u arrit që të zgjidhet presidenti pasi asnjë kandidat nuk mori 86 votat e nevojshme të deputetëve.
Votimin e mbajtur për zgjedhjen e presidentit në parlament krahas ambasadorit turk në Bejrut, Çağatay Erciyes, e kanë ndjekur gjithashtu edhe ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të vendeve të ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Irani dhe Siria.
Pas përfundimit të votimit, kryetari i parlamentit Nebih Berri ka mbajtur një fjalim falënderues duke iu drejtuar të pranishmëve në parlament.Pas fjalimit të Berrit edhe presidenti i ri, gjenerali Mishel Avn ka mbajtur një fjalim falënderues.