Ahmed al-Masri,Zeynep Tüfekçi
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
MEKË (AA) – Ministri saudit i Haxhit dhe Umres Muhammes Salih bin Tahir ka pritur një delegacion të Iranit me të cilin ka biseduar për organizimin e ardhjes së besimtarëve nga Irani në ritet e sivjemë të Haxhit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në krye të delegacionit iranian është përfaqësuesi i Zyrës për Haxh Hamid Muhemmedi, ndërsa agjencia saudite e lajmeve SPA raporton se tema kryesore ka qenë përgatitja e ardhjes, qëndrimit dhe kthimit të besimtarëve iranianë gjatë haxhit të sivjemë.
Në rrëmujën që ndodhi gjatë Haxhit në vitin 2015 jetën e humbën të paktën 769 besimtarë, ndërsa autoritetet iraniane njoftuan se në mesin e tyre kanë qenë 464 besimtarë nga Irani.
Irani pas fatkeqësisë akuzoi autoritetet saudite se nuk kanë organizuar kushte të sigurisë për haxhilerët, ndërkaq besimtarët nga Irani vitin e kaluar as nuk kanë marrë pjesë në ritet e Haxhit.
Ministri iranian për Çështje Fetare dhe Kulturë Riza Salihi Emiri deklaroi se besimtarët e Iranit këtë vit do të shkojnë në Haxh nëse autoritetet e Arabisë Saudite sigurojnë kushte për sigurinë e kryerjes së riteve dhe nëse paguajnë dëmshpërblimin për familjet e haxhinjve të pësuar në rrëmujën në Mina.