Gülşen Topçu
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
RIJAD (AA) - Njoftohet se Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Suud ka dhënë udhëzime që investimet në Egjipt të rriten në 8 miliardë dollarë dhe vendi të kontribuojë në përmbushjen e nevojave të naftës për 5 vjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA theksohet se në Kajro është mbajtur mbledhja e dytë të Këshillit të Koordinimit Arabia Saudite-Egjipt kryesuar nga kryeministri i Egjiptit, Sherif Ismail dhe ministri i Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Princi i dytë i kurorës, Muhammed bin Selman bin Abdulaziz.