Gökhan Ergöçün
27 Shtator 2019•Përditësim: 28 Shtator 2019
Parametrat ekonomikë në bazë mujore shënuan rënie si në Eurozonë ashtu edhe brenda bllokut 28 anëtarësh, njoftoi sot Komisioni Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Treguesi i parametrave ekonomike këtë muaj në 28 vendet e BE-së dhe në Eurozonë ra për 1.4 pikë duke shkuar në 101.7 respektivisht në 100 krahasuar me gushtin, thuhet në njoftimin e KE-së.
Rënia në Eurozonë bazohet në uljen e besimit në industri dhe tregun me pakicë, ndërsa përmirësime vërehen në mesin e konsumatorëve ndërsa shërbimet dhe ndërtimi mbeti i pandryshuar.
Në mesin e ekonomive më të mëdha, parametrat ekonomikë shënuan rënie në Holandë dhe Spanjë (që të dyja me -3.1 pikë), Gjermania (-1.2 pikë) dhe më së paku Italia (me -0.8 pikë), thuhet në njoftim.
Zona euro, apo EA19 përfshinë vendet anëtare të cilat përdorin vetëm monedhën e euros ndërsa BE28 përfshinë të gjitha vendet anëtare të bllokut.
"Në bazë të zonës euro, besimi u përkeqësua ndjeshëm në industri, mbeti i njëjtë në shërbime dhe u përmirësua në mesin e konsumatorëve", theksoi Komisioni.
"Sidoqoftë, besimi i BE-së në ndërtim ra ndjeshëm, ndërsa u përmirësua dukshëm në tregtinë me pakicë. Rritja e besimit në shërbimet financiare të BE-së ishte në përputhje me zhvillimet në zonën e euros", thuhet më tej.
KE-ja tha se sipas Treguesit të Klimës së Biznesit, të gjithë komponentët ishin përkeqësuar, ku në zonën euro kishte rënie nga 0.34 pikë në -0.22 pikë në shtator.