Gökhan Ergöçün
15 Shkurt 2024•Përditësim: 15 Shkurt 2024
Ekonomia britanike është tkurrur me 0.2 për qind në tremujorin e fundit të 2023 në baza vjetore dhe 0.3 për qind në bazë tremujore, njoftoi të enjten Zyra për Statistikat Kombëtare, transmeton Anadolu.
Me dy tkurrjet radhazi, ekonomia e vendit ka hyrë në një recesion teknik. Gjatë vitit të kaluar, ekonomia e vendit vlerësohet të jetë rritur lehtë me 0.1 për qind.
"Në aspektin e prodhimit në tremujorin e katërt të vitit 2023, pati rënie në të tre sektorët kryesorë në tremujorin e fundit me rënie prej 0.2 për qind në shërbime, 1 për qind në prodhim dhe 1.3 për qind në prodhimin e ndërtimit", tha zyra.
Gjithashtu edhe ekonomia japoneze ka hyrë në recesion kohët e fundit.