Ekip
13 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
ATHINË (AA) – Është bërë një vit nga imponimi i kontrollit mbi kapitalin grek për të cilën kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras shpresonte se do ti japë fund kursimit dhe do të “kthejë dinjitetin e popullit grek”, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht shenjave se kufizimet mbi transaksionet në para të gatshme do të mund të lehtësohen, 12 muajt e parë kanë parë vendin në vendqëndrim që rezultoi me një kaos në sistemin bankar dhe tregun e aksioneve që ka shkaktuar shqetësime te njerëzit e rëndomtë të cilët janë detyruar të qëndrojnë në radhë para bankomateve ku janë lejuar të tërheqin maksimumin prej 60 euro në ditë.
Më 29 qershor të vitit të kaluar bankat u mbylllën për herë të parë që nga junta e vitit 1967-74 ndërsa bursa qëndroi e mbyllur deri në referendumin e një jave më vonë në të cilin grekët u shprehën për pakon e shpëtimit të cilën e ofruan kreditorët.
Me shumicë dërmuese, ata e refuzuan pakon e shpëtimit duke i thënë "Jo" masave shtrënguese të propozuara.
Megjithatë, masat shtrënguese u aplikuan. "Kontrolli i kapitalit ka qenë shumë shqetësues pasi është shqiptuar një vit më parë", thotë analisti politik George Kratsas.
"Ka prekur kryesisht kompanitë që importojnë mallra dhe shërbime, si dhe kompanitë që nuk kanë qenë në gjendje të eksportojnë fonde për të paguar për këto mallra dhe shërbime. Këto masa kanë prekur kompanitë nga bursa e Greqisë si dhe kompanitë investuese të cilat mbështeten në investimet lokale. Për më shumë, këto masa ngjallën probleme për kompanitë të cilat kishin planifikuar të transferojnë selitë jasht shtetit, me përjashtim të atyre të cilat tashmë kishin llogari bankare jasht shtetit”, tha ai.