Gökhan Ergöçün
27 gusht 2020•Përditësim: 28 gusht 2020
Ekonomia turke parashikohet të ketë pësuar një tkurrje prej 11 për qind në baza vjetore në tremujorin e dytë të vitit 2020, tregoi një studim i Anadolu Agency (AA).
Të hënën e ardhshme, autoriteti statistikor i vendit TurkStat do të nxjerrë shifrat e Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për periudhën prill-qershor të këtij viti.
Paneli prej 17 ekonomistësh parashikon një mesatare prej 11 për qind rritje negative nga viti në vit në tremujorin e dytë, duke lëvizur midis -7 për qind dhe -15 për qind.
Ekonomistët parashikuan gjithashtu që PBB-ja vjetore e Turqisë në vitin 2020 do të bie 1,8 për qind mesatarisht - më e larta në -3,8 përqind dhe më e ulta në -0,5 përqind.
PBB-ja e vendit ishte rritur me 4,5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) njoftoi se në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB-ja në zonën e OECD-së u tkurr me 10,9 për qind në bazë vjetore.