Ekonomi

Ekonomia turke rritet për 2,5 për qind në tremujorin e dytë

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Türkiyes për periudhën prill-qershor arriti në 9,95 trilionë lira turke, ose afërsisht 308,16 miliardë dollarë

Tuba Onğun  | 02.09.2024 - Përdıtësım : 03.09.2024
Ekonomia turke rritet për 2,5 për qind në tremujorin e dytë

Ankara

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) publikoi të dhënat zyrtare sipas së cilave ekonomia turke u rrit me 2,5 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, raporton Anadolu.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Türkiyes për periudhën prill-qershor arriti në 9,95 trilionë lira turke, ose afërsisht 308,16 miliardë dollarë, siç raportohet nga TurkStat.

Shifra megjithatë është më e vogël se rritja e parashikuar prej 5,3 për qind në tremujorin e parë, si dhe është nën pritjet e tregut pasi ekonomistët e anketuar nga Anadolu të premten kishin vlerësuar se ekonomia do të rritej me 3 për qind.

Në bazë tremujore, PBB-ja e Türkiyes u rrit me 0,1 për qind në tremujorin e dytë, pas një rritjeje prej 1,4 për qind në tremujorin e parë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın