Fikret Delal
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
RIZE (AA) - Firma turke e njohur e çajit, ÇAYKUR në kuadër të projektit "Kënaqësi me çaj në Ballkan" të organizuar nga Shoqata e Marrëdhënieve Ekonomike euroaziatike (Eko Avrasya) dhe Instituti Yunus Emre njoftoi se në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë do të shërbejë "çaj turk", raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Përgjithshëm i ÇAYKUR, İmdat Sütlüoğlu, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se ÇAYKUR ka si qëllim të bëhet një markë shumë e fortë globale.
Sütlüoğlu, duke vënë në dukje se shumë vende në botë nuk janë në dijeni se Turqia prodhon çaj ai ka thënë se: "Si rezultat i punimeve të sukseshëm në kohët e fundit tashmë shumë vende në botë e njohin çajin turk".
Sütlüoğlu, duke tërhequr vëmendjen se do të reazilojnë një sërë projektesh për promovimin e çajit turk ai ka thekuar se në kuadër të projektit "Kënaqësi me çaj në Ballkan" të organizuar nga Shoqata e Marrëdhënieve Ekonomike euroaziatike (Eko Avrasya) dhe Instituti Yunus Emre që nga dita e sotme e deri me 6 tetorë në aktivitetet që do të organizojnë në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë do të shërbejë çaj turk.