Salih Baran
24 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
EDIRNE (AA) - Në kuadër të turit në Ballkan prezantohet në Maqedoni automjeti elektrik "Pehlivan Elektrak" i cili është bërë nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit Trakya në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi që ka prodhuar "Pehlivan Elektrak-un" kanë prezantuar në Universitetin e Tetovës, në ambientet e fakulteteve të disperzuara në Shkup, automjetin e tyre i cili ka fituar çmimin "Dizajni më i mirë" në konkursin Automjetet e Energjisë Alternative TÜBİTAK (Institucioni Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë).