Aydoğan Kalabalık
18 Korrik 2017•Përditësim: 19 Korrik 2017
KAJRO (AA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), njoftoi se ka lëshuar pjesën e dytë të kredisë prej 12 miliardë dollarë të cilën ia ka dedikuar Egjiptit për mbështetjen e programit të ri ekonomik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Egjiptit, MENA, qeveria egjiptiane sot ka marrë pjesën e kredisë në vlerë prej 1.25 miliard dollarë nga FMN-ja. Me kredinë në fjalë thuhet se është arritur rritje e konsiderueshme në rezervat valutore të Bankës Qendrore të Egjiptit.
Qeveria e Egjiptit për të mbështetur programin e ri ekonomik vitin e kaluar arriti marrëveshje për kredi në vlerë 12 miliardë dollarësh brenda 3 viteve me FMN-në.
FMN-ja, pjesën e parë të kredisë prej 2.75 miliardë dollarë ia dorëzoi Egjiptit në nëntor të vitit 2016.