Enes Kanlı
14 Qershor 2017•Përditësim: 14 Qershor 2017
DOHA (AA) - Kompania Qatar Petroleum (QP) ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë evropiane të energjetikës Royal Dutch Shell për krijimin e infrastrukturës për furnizim me gaz natyror të lëngëzuar (LNG) vende të ndryshme të botës që do të përdoret në transportin detar ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Qatar Petroleum përmes një deklarate me shkrim njoftojnë se në ceremoninë e nënshkrimit në Doha kanë marrë pjesë drejtori ekzekutiv i QP-së, Saad Sheride Al Kaabi dhe drejtori ekzekutiv i Royal Dutch, Shell Ben van Beurden, ku janë shqyrtuar pikat e përshtatshme në Evropë, Lindje të Mesme dhe Azinë Lindore për ndërtimin e infrastrukturës.
Siç thuhet në deklaratë, LNG redukton emetimin e oksidit të sulfurit dhe azotit në transportin detar.