Ekonomi

Rriten fitimet dhe të ardhurat neto të Facebook

Në deklaratën e kompanisë, është theksuar se të fitimet neto të tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar rritje prej 63 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Övünç Kutlu  | 26.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
Rriten fitimet dhe të ardhurat neto të Facebook

New York

NEW YORK (AA) - Rrjeti social Facebook ka njoftuar se fitimet dhe të ardhurat neto të kompanisë në tremujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e kompanisë, është theksuar se të fitimet neto të tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar rritje prej 63 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Fitimet neto të Facebook-ut kanë arritur në 4.99 miliardë dollarë, ndërsa në janar-mars të vitit 2017 ishte njoftuar fitime neto prej 3.06 miliardë dollarë.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar fitimi për aksion i Facebook-ut ishte 1.04 dollar, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti shifra në fjalë është rritur në 1.69 dollar.

Edhe të ardhurat e kompanisë në tremujorin e parë të këtij viti është rritur për 49 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 11.97 miliardë dollarë. Facebook në tremujorin e vitit 2017 kishte fituar të ardhura prej 8.03 miliardë dollarë.

Gjithashtu edhe të ardhurat nga reklama të kompanisë kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti me 50 për qind duke u rritur në 11.79 miliardë dollarë. Facebook në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte njoftuar të ardhura nga reklamat prej 7.86 miliardë dollarë.

Numri i përdoruesve mujor ka arritur në 2.2 miliardë dollarë

Facebook ka shënuar rritje edhe në numrin e përdoruesve aktiv ditor dhe mujor në periudhën janar-mars.

Përdoruesit aktiv ditor të kompanisë në tremujorin e parë të këtij viti gjithashtu kanë shënuar rritje prej 13.3 për qind duke arritur në mesatarisht 1.45 miliardë persona. Ndërsa përdoruesit aktiv mujor në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar rritje prej 13.4 për qind duke arritur në 2.2 miliardë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın