Zehra Ulucak
06 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
SAN FRANCISKO (AA) - Rrjeti social Facebook njoftoi se do të zhvillojë satelit me të cilën do ti mundësoje rajonit nën-Saharanë të Afrikës të shfrytëzojnë internet satelitor, raporton Anadolu Agency (AA).
Facebook në kuadër të këtij projekti do përfitojë nga sateliti AMOS-6 i cili pritet të vendoset në orbitë në gjysmën e dytë të vitit 2016. Rrjeti social në kuadër të projektit do bëjë partneritet me operatorin francez Eutelsat, dhe për përdorimin e "të dhënave të ngarkesës broadband" do të punojë me firmën Spacecom.
Projekti ka për qëllim ti ofrojë qasje të internetit rajonit nën-Saharanë të Afrikës ku do ti ofrohet shërbim të internetit falas Nigerisë, Tanzanisë, Bregut të Fildishtë gjithsej 14 shteteve të Afrikës.
Zëvendës kryetari i Internet.org në deklaratën e tij tha se misioni i Facebook-ut është të siguroje komunikim në mbarë botën dhe ata besojnë se satelitët do të luajnë rol të rëndësishëm në heqjen e barrierave për të siguruar popujve të Afrikës qasje me botën.
Në një raport i publikuar nga OKB-ja në muajin e kaluar theksohet se 57 përqind të popullatës së botës kanë mungesë të internetit të sigurtë.
Lidhja më e ulët e internetit në botë shihet në shtetet nën-sahariane të Afrikës. Në Gine, Somali Burundi dhe Eritrea më pak se 2 përqind të popullatës mund të lidhen në internet.
Internet.org i mundësoi falas qasje të internetit përafërsisht 20 shteteve. Projekti, ishte duke u kritikuar në Indi dhe Indonezi për shkak të shërbimit që kufizon përmbajtjen dhe injoron parimin e neutralitetit të rrjetit.