Rusët kryesojnë listën e vizitorëve në Turqi
Gjermania pason me 3.5 milionë vizitorë në 2017, pastaj Irani me 2.4 milionë, ndjekur nga Gjeorgjia, Bullgaria, Britania, Ukraina, Iraku, Holanda dhe Azerbajxhani
Can Erözden
14 Shkurt 2018•Përditësim: 15 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Sipas analizës së Anadolu Agency (AA) nga statistikat e Ministrisë së Brendshme të Turqisë të lëshuar sot, vitin e kaluar afro 4.7 milionë shtetas të Rusisë e kanë vizituar Turqinë.
Gjermania pason me 3.5 milionë vizitorë në 2017, pastaj Irani me 2.4 milionë, ndjekur nga Gjeorgjia, Bullgaria, Britania, Ukraina, Iraku, Holanda dhe Azerbajxhani.
Numri i përgjithshëm i vizitorëve në Turqi është rritur përgjithësisht përgjatë viteve, nga 24.6 milionë në vitin 2016 në 32 milionë në 2017.