Bahattin Gönültaş
24 Mars 2016•Përditësim: 25 Mars 2016
ANKARA (AA) - Shpenzimet e turistëve kinezë jashtë vendit vitin e kaluar në krahasim me vitin e mëparshëm janë rritur për 53 përqind duke arritur në 215 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve të hulumtimit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) të cilin e ka bërë në 184 shtete, vitin e kaluar më shumë shpenzime kanë bërë turistët kinezë në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Shuma e shpenzimeve të turistëve kinezë vitin e kaluar, është rritur për 53 përqind në krahasim me një vit më parë dhe është llogaritur në 215 miliardë dollarë.