Yunus Girgin
31 Mars 2021•Përditësim: 31 Mars 2021
Turqia do të hartojë politikën e saj të ardhshme të ujit bazuar në vendimet e marra në takimin e nivelit të lartë, deklaroi ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së vendit, Bekir Pakdemirli, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me konkluzionet nga takimi i Këshillit të Ujit, ne synojmë të nxjerrim një ligj për ujërat me të cilat do të alokojmë dhe menaxhojmë më mirë burimet", tha Pakdemirli në panelin editorial të AA-së në kryeqytetin Ankara.
Takimi i Parë i Këshillit të Ujit u mbajt të martën me pjesëmarrjen e presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.
Pakdemirli nënvizoi se Turqia ka investuar 225 miliardë lira turke (101 miliardë dollarë) në ujitjen e fushave në 19 vjet, duke shtuar se: "Gjatë së njëjtës periudhë, u ndërtuan 600 diga".
Ai shtoi se Turqia është një vend që ka shqetësime për ujin, por nuk është një vend që ka mungesë të ujit.
"Megjithatë, Turqia është një vend kandidat që mund të varfërohet me ujë për shkak të ndryshimeve klimatike që po ndodhin", tha Pakdemirli.