Gökhan Ergöçün
31 Mars 2021•Përditësim: 31 Mars 2021
Ndërtimi i satelitit të ri vëzhgues me rezolucion të lartë të Turqisë është afër kompletimit të saj, njoftoi kreu i Agjencisë Turke të Hapësirës (TUA), Serdar Hüseyin Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).
Sateliti IMECE është vendosur të lançohet vitin e ardhshëm, tha Yıldırım për AA.
IMECE është një satelit me sensor satelitor nga distanca i prodhuar me burime lokale deri në 60 për qind, tha ai.
Ai theksoi se inxhinierët, teknikët dhe dizajnerët turq janë të angazhuar duke punuar në projektin dhe nën-sistemet e satelitit.
Ndërtimi i satelitit është në fazën e tij të fundit, i njohur gjithashtu si faza e "modelit të fluturimit", shpjegoi Yıldırım.
Lançimi është caktuar për vitin 2022 por data e saktë është e pasigurt pasi do të lançohet nga një vend i huaj.
"Turqia ende nuk i lançon satelitët në hapësirë. Kjo është një mangësi por ky synim përfshihet gjithashtu në Programin Kombëtar të Hapësirës. Shpresoj se do ta bëjmë këtë brenda 10 viteve", tha ai.
Yıldırım tha se Turqia ka bërë përparim të rëndësishëm në fushën e hapësirës, të një "zone të vështirë" në vitet e fundit.
Këtë janar Turqia lançoi satelitin e saj të komunikimit Turksat 5A përmes kompanisë amerikane SpaceX.